Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është sulmuar me thikë dje në Fushë Kosovë, raporton Botapress.
Sipas policisë, viktima ishte sulmuar me thikë nga një person i panjohur, derisa është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm. Ndërsa, rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.
“Rr. Pejës , F. Kosovë 22.08.2021-21:55. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që i njëjti është sulmuar me thikë nga një person i panjohur. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, thuhet në raporton 24-orësh të policisë.