Botapress, 3 Shkurt
Një ngjarje e rëndë e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në lagjen Peristeri në Athinë.
Siç raporton agjencia zyrtare greke, ANA-MPA, ngjarja ka ndodhur në orën 02,00 pas mesit të natës, në rrugën Olympu në Peristeri.
Nga të dhënat e para mësohet se ata kanë qëlluar me armë në kokë gruan 50-vjeçare, e cila vdiq në vend, ndërkohë që lanë të plagosur rëndë burrin e saj, 53-vjeçar.
Ndërkohë, i plagosur me një objekt të mprehtë në fytyrë mbeti djali 27-vjeçar i çiftit, ndërkohë që skena u pa edhe nga vajza 17-vjeçare.
Çifti u transportua në spital, por gruaja nuk mbërriti gjallë, kurse burri i saj ndodhen në gjendje të rëndë.
Hetimet e para flasin për grabitje. Policia thotë se dy personat, grabitës kanë marrë një portofol, por nuk dihet shuma e parave që kishte brenda.
Babai shqiptar mësohet se punonte në ndërtim.
Policia po vijon hetimet./Tiranaobserver