[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Sulmi në Kanada, vërtet i dhimbshëm”



Kryeparlamentari Kadri Veseli ka dënuar sulmin që ndodhi në Quebec të Kanadës në të cilin  vdiqën gjashtë persona.

“Sulmi në Quebec të Kanadës, aty ku toleranca dhe diversiteti janë vlera të respektuara në maksimum, është vërtetë i dhimbshëm”

” Ngushëllime për familjet e viktimave dhe shërim të shpejtë për të lënduarit. Kosova ndodhet përkrah Kanadës në këto momente të vështira”, ka shkruar ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.