Sulmi ndaj ekipit të Pejës nga tifozët, policia jep detajet

Mbrëmë është ndërprerë ndeshja mes Trepçës dhe Pejës në palestrën “Minatori”, pasi ekipi i Trepçës u sulmua nga një tifoz.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detajet rreth sulmit të mbrëmshëm. Bëhet e ditur se personi i dyshuar është arrestuar pas përfundimit të ndeshjet, por i njëjti është liruar pastaj me procedurë të rregulltë.

LEXO EDHE KETE

Blinken për 110-vjetorin e Pavarësisë: Krah për krah me popullin shqiptar

“Pas përfundimit të një ndeshje basketbolli, kishte hyrë në lokalet e zhveshjes së ekipit mysafir dhe kishte tentuar të sulmoj lojtarët e ekipit mysafir. I dyshuari gjithashtu nuk kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policor” – njofton Policia.

PRISHJE E RENDIT DHE QETËSISË PUBLIKE

Mitrovicë 27.11.2022-22:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas përfundimit të një ndeshje basketbolli, kishte hyrë në lokalet e zhveshjes së ekipit mysafir dhe kishte tentuar të sulmoj lojtarët e ekipit mysafir. I dyshuari gjithashtu nuk kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policor. Në lidhje me rastin është kontaktuar gjyqtarja kujdestare për kundërvajtje dhe sipas udhëzimeve të saj i dyshuari është intervistuar e me pas është liruar, rasti  vazhdon në procedurë të rregullt./Botapress.info/

ngjashme