Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e Kavajës në Tiranë, ku një person ka plagosur me thikë 5 të tjerë
Deshmitë në vendin e ngjarjes tregojnë se 34-vjeçari ka bërë sjellje të pakontrolluara që në ambientet e jashtme, duke kanosur njerëz edhe në ambientet e një biznesi. Kjo pasi kishte plagosur 5 personat në ambientet e xhamisë në rrugën e Kavajës.
Burime të Syri.net nga spitali Traumës thanë se deri më tani 5 te plagosurit, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sipas mjekëve ata po marrin mjekimin e nevojshëm.Ndryshe, sot rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një qytetar është futur në ambientet e një xhamie dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me thikë 5 të tjerë.
Policia ka arrestuar 34-vjeçarin e dyshuar, Rudolf Nikolli, nga Burreli, i cili është dërguar në stacionin policor në Tiranë.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen hetimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./Botapress/