Sulmi i hakerave në Shqipëri- AKSHI del me njoftimin e rëndësishëm: Prej orës 14:00 do të…

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informimit (AKSHI) ka njoftuar ditën e sotme se prej orës 14:00 do të kryejë një operacion mbrojtjeje në sistemin e faqeve online si dhe të institucioneve shtetërore.

AKSHI shton se për shkak të këtij operacioni, që vjen si nevojë pas sulmit kibernetitk, qytetarët do të hasin vështirësi në eksesin e këtyre shërbimeve. Operacioni do të zgjasë deri në orën 23:59.

Njoftimi i AKSHI:

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit u bën me dije qytetarëve shqiptarë se sot në orën 14:00 deri në 23:59 do të kryejë një operacion mirëmbajtje të sistemeve dhe faqeve zyrtare të institucioneve publike.

Kjo ndërhyrje në vazhdën e përballjes me pasojat e sulmit kibernetik, do t’i shërbejë përmirësimit të mëtejshëm në dhënien e shërbimeve publike online. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithëve nëse gjatë ditës së sotme mund të hasni vështirësi në aksesin e çdo faqeje publike.

ngjashme