Gazetari kosovar, Vehbi Kajtazi, i ka dalë në mbrojtje kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, pasi ky i fundit është bërë tabelë qitjeje nga njerëzit e pushtetit.
Hiq më larg se sot anëtari i VV-së në Tiranë, Elvis Hoxha, një nga njerëzit më të afërt të Kurtit, e ka akuzuar Jasharajn edhe për “lidhje me Serbinë”.
Kajtazi në reagimin e tij ka thënë se Jasharaj është bërë sinonim i rezistencës ndaj pushtetit të cilin gazetari kosovar e quan pushtet arrogant.
Ai tutje ka thënë se Jasharaj po lufton për arsimtarët të cilët edhe gjatë pushtimit nga Serbia s’e kishin ndalur punën e tyre për arsimimin e kosovarëve.
“ Ky njeri eshte bere sinonim i rezistences ndaj represionit te ketij pushteti arrogant, te papergjegjshem dhe te demshem. Ai, edhe pak muaj del ne pension. Kesisoj nuk po lufton per veten, por per arsimtaret te cilet edhe nen pushtim, nuk na lane pa shkolle”, ka shkruar Kajtazi.