Një sulm terrorist në Ankara të Turqisë shokoi botën sot, ku pas intervenimit të autoriteteve të sigurisë humbën jetën dy sulmuesit.
Sulmi me bombë ka ndodhur në afërsi të ndërtesës së ministrisë së Brendshme, ku njëri nga sulmuesit hodhi veten në erë me bombë, kurse tjetri u vra nga policia turke, transmeton Telegrafi.
Në këtë sulm janë plagosur lehtë dy policë, kurse kamerat kanë kapur momentin kur sulmuesit dalin nga një veturë dhe fillojnë të shtien me pushkë automatike.
Në një moment njëri nga sulmuesit që kishte jelek me eksploziv e aktivizon dhe hedhë veten në erë.