[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Lajmi i fundit:Sulm me thikë ndaj policit



Myrfet Shasivari- Botapress, Prizren

 

Në orët e pasditës së djeshme,  për mes rrugëve operative, polica në Prizren ka pranuar një informacion se një grup i të rinjve janë përgatitur për t’i sulmuar disa të tjerë në një kafe-bar me thika; shufra hekuri dhe shkop bejsbolli  në rrugën “Besnik Muçaj”   në Prizren, transmeton Botapress.info

Një patrullë policore e cila në ato momente ndodhej më afër këtij lokacioni i është përgjigjur thirrjes dhe ka arritur më kohë të parandalojë këtë incident, mirëpo ka hasur në rezistencë të armatosur nga një i dyshuar i cili me thikë kishte tentuar ta ther një zyrtar policor.

Fal shkathtësisë së policit i ka shpëtuar pa lëndime.

Për ta vënë situatën nën kontroll ka intervenuar edhe njësi të tjera. Sakaq, pas një pune operative të njësive patrulluese dhe hetuesve janë arrestuar katër të rinj të dyshuar të cilëve u është caktuar masa e arrestit policor për 48 orë./Botapress.info