[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Sulm i rëndë ndaj një patrulle policore në Krushicë të Suharekës



Myrfet Shasivari- Botapress, Prizren

Në orët e mëngjesit të sotshëm, tre pjesëtarë të policisë së Suharekës, me një veturë, kanë shkuar në fshatin Krushicë e Poshtme për t’i lënë ftesa për intervistë tre të dyshuarve nga e njëjta familje, por që në kontaktin e parë policia ka hasur në rezistencë me ç’ rast një zyrtarë ka pësuar lëndime trupore ndërsa dy të tjerë janë penguar nga pesë të dyshuar: tre meshkuj dhe dy femra, transmeton Botapress.info

Po ashtu me përdorimin e mjeteve të forta janë shkaktuar dëme materiale në automjetin e policisë: dy xhama të thyer.

Në ndihmë janë dërguar patrulla shtesë të cilat e kanë vënë situatën në kontroll.

Është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarve por nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme.

Me vendim të prokurorit të shtetit, dy meshkuj dhe dy femra janë ndalur nën masën e arrestit policor, ndërkaq dy të tjerë ndodhën në arrati./Botapress.info