[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Suksesi I Mërgatës Shhqiptare – Familja Nimani nga Mitrovica



Familja Nimani nga Cërnusha e Shalës së Mitrovicës të ardhur në Bielefeld të Gjermanisë gjatë viteve 95 I ka rrënjët në familjen atdhetare të Niman (Fejza) Fejza nga Cërnusha e Shalës me prejardhje nga Malësia. Ai u gjet i varur në oborrin e shtëpisë së tij nga komunistet serbë. Shtëpia në Vaganicë e familjes Nimani nga fillimi i luftës së UÇK-së ishte Shtab në Vaganicë ku e gjithë familja ishin kyqur në shërbim të luftës çlirimtare nga nëna Fazile (Peci) Nimani, Aslan Nimani, Bislim Nimani si dhe Maliq Nimani.

Shumë ushtarë të cilët kan qenë aty e dinë për femijërinë dhe trimërinë e tij. Ramadan Nimani minator, grevist i njohur dhe pjesëmarres në aktivitetet kombëtare në Mitrovicë, deri në vitin 95 ishte aktiv por detyrohet të largohet nga presioni policor serbosllav. E gjithë familja Nimani u torturua, u keqtrajtua. Berat (Ramadani) Nimani ishte vetëm 12 vjeç prej kur filloi të merret me boks, por me kalimin e viteve dhe fitimit të përvojës në vitin 2012 e filloi rrugëtimin e tij për së mbari si promotor dhe menaxher boksi. Rezultatet e fund vitit janë ato të cilat e pasqyrojnë punën e gjithsecilit prej nesh. Viti 2016 që tashmë e lamë pas ishte vit plot suksese për të pasi përgjatë këtij viti ai ka arritur ti organizojë dy mbrëmje madhështore të boksit.

“Viti 2016 ishte i suksesshëm duke marrë parasysh që kam organizuar dy mbramje të boksit, ku njëra nga këto mbrëmjet ka qenë dhe për titull të Evropës në versionin (IBF) Ünsal Arik (Turki) vs. ZLOTAN Sera”. Besar Nimani, i cili tani për tani është njëri ndër bokserët më të suksesshëm shqiptarë. Ky i fundit i ka gjithsej 22 ndeshje, 21 fitore dhe 18 “Ko”. Përgjatë viteve si bokser Berat Nimani, ka organizuar gjithsej 7 mbrëmje të boksit. Katër (4) nga këto mbrëmje kanë qenë për titull Evropian dhe IBF Internacional.

Berat Nimani bashkëpunon me shumicën e boksierëve në Evropë, shqiptar por dhe atyre ndërkombëtarë. Besar Nimani IBF International Champion, Europa Champion IBF Shefat Isufi, Armand Cullhaj, Ardian dhe Ratz Maliqi. Ndërkaq me bokserat e huaj kam bashkëpunim të mirë me Ünsal Arik IBF Intercontinental, Europa Champ IBF e shumë e shumë tjerë qe janë me perspektive, për boksin shqiptar.