[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Suharekë; Rrahje e rëndë mes vëllezërish në Reçan  



 

Myrfet Shasivari- Botapress, Prizren

 Në orët e pasditës së djeshme, Policia e Suharekës është informuar për një përleshje që kishte ndodhur në Reçan të Suharekës me ç ‘rast dy vëllezër ishin rrahur në mes vete duke përdorë mjete të forta si: dru dhe një shati. Po ashtu dyshohet të jetë përdorë edhe një pistoletë e kalibrit të vogël e cila është sekuestruar së bashku me një pushkë gjahu. Vëllezërit e dyshuar kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë ndihmën e parë në Shtëpinë e Shëndetit në Suharekë e më pas janë dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren për trajtim. Lidhur me rastin, prokurori i shtetit ka nënshkruar vendimin për ndalimin e të dyshuarve nën masën e arrestit policor.