[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Suharekë: Arsimtari kërcënoi me “eksploziv” drejtorin e Arsimit



Arsimtari i biologjisë në shkollën fillore “Dituria” në Samadrexhë të Suharekës disa herë e ka kërcënuar drejtorin e Arsimit në këtë komunë.

Madje, para një jave, arsimtari Melit Manxhuka, i hyri në zyrë drejtorit Sherif Berisha, me dy çanta në duar, në të cilat tha se kishte eksploziv dhe për këtë arsye, atij i është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë.

Drejtori i Arsimit në Suharekë, Sherif Berisha, thotë se kishte qenë në zyrën e tij me dy persona të tjerë në momentin që kishte hyrë arsimtari Manxhuka. Kurse në Policinë Rajonale të Prizrenit kanë thënë se në çantat e arsimtarit ishte gjetur sasi e domestosit. Por mllefin e arsimtarit e shkaktoi mosplotësimi i një kërkese të tij të kamotshme,  raporton KTV.

Drejtori Rusi ka lavdëruar punën e arsimtarit Manxhuka, i cili ka 30 vjet që punon në arsim. Punën e mirë të arsimtarit e kanë përmendur prapa kamerave edhe nxënësit e shkollës. Sjellja e arsimtarit, sipas drejtorit të shkollës, ka ndryshuar pas një operacioni që kishte pasur vitin e kaluar.