[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Suedi: Rreth 6 miliardë korona ndihma humanitare



Nga Ramadan Reshitaj

·       Që nga viti 2000 shtetet e Bashkimit Europian kanë investuar në Kosovë rreth 1.5 miliardë euro

 

Qeveria sudeze për çdo vit ndanë  shuma të mëdha mjetesh materiale, të cilat nëpër forma huanitare, shpërndahen në tëkatër anët e botës. Dhe këto shuma, në bazë të nevojave shtohen prej viti në vit. Sivjet për këtë qëllim shteti sudezë ka marrë vendim të ndajë 5.8 miliardë korona suedeze, që përafërisht bëjnë rreth 600 milionë euro.

Pjesa më e madhe e këtyre mjeteve ndahen nëpërmjet organizatës me emrin Sida. Kjo është autoritet shtetëror suedez për mbështetje humanitare ndërkombëtare dhe vepron nën gjiun e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Suedisë. Aktualisht nëpërmjet Sidas, mjetet e popullit sudez,në vlerë prej 3,18 miliardë koronash, ose afro 320 milionë eurove,  të dedikuar si ndihma hummanitare, shpërndahen në 33 vatra krizash në mbarë botën. Pjesa tjetër, në shumën prej 2,8 miliardë koronash do të shpërndahet nëpërmjet segmenteve të tjera të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

 

     Ndihmohet popullësia në vatrat e krizës

Sipas planifikimeve që janë bërë, nga shuma e përgjithshme e mjeteve që do të ndahen nëpërmjet Sidës, më së shumti do të përfitojë Siria, së cilës do ti ndahen 315 milionë korona suedeze. Pastaj 164 milione do ti jepen Jemenit, 160 milionë korona do të ndahen për regjionin Saleh, ku përfshihen Nigeri, Qadi, Mali dhe Sudani. Mëse 150 milionë krona do t´i ndahen Sudanit Jugor,kurse nga 130 milionë do ti ndahen  Nigerisë dhe Kongo – Kinshasës dhe gjithësejtë 125 milionë do të ndahen për vatrtat e krizës në Irak.

Këto para që ndahen nëpërmjet Sidas dhe ato që ndanë Departamenti për Punë të Jashtme të Suedisë, në vlerë prej afro 6 miliardë koronosh suedeze, përkatësisht mbi 600 milionë eurosh, janë mjete humanitare që Suedia ndanë për qendrat e krizës nëpër vende të ndryshme të botës. Pra këtu nuk llogariten edhe disa dhjetera miliardë të tjerë koronash që ky shtet ndanë për çdo vit për mirëqenjen e disa qindra ardhacakëve që nga shumë shtete të botës vijnë në Suedi dhe kërkojnë strehim.

 

Paratë suedeze edhe në Kosovë

Sida dhe shteti suedez ka ndihmuar edhe Kosovën. Përnjëherë pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë Sida ka hapur zyret e shërbimeve të veta në disa qendra të Kosovës dhe ka kontribuar rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta. Me paratë e suedezve bujarë edhe në Kosovë pra janë janë rindërtuar e ndërtuar ura, rrugë, ujësjellëse, kanalizime dhe shumë objekte të tjera. Me intenzitet më të zvogluar edhe mëtutje në Kosovë me mjetet humanitare suedeze mbështeten projekte të ndryshme që kanë të bëjnë me zhvillimin dhe forcimin e demokracisë.

Sipas statistikave, që nga viti 2000, shtetet e Bashkimit Europian kanë investuar në Kosovë rreth 1.5 miliardë eurosh. Është çështje tjetër ajo se si kosovarët i kanë menagjuar këto ndihma se si e sa janë shfrytëzuar ato për rinërtimin e vendit të shkatërruar./Botapress.info