• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Studimi i ri tregon se sa janë efektive vaksinat Pfizer e Astra Zeneca kundër variantit Delta

nga Bota Press
23 Korrik, 2021
në Ekskluzive
ShareShareShare

Dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech ose AstraZeneca kundër koronavirusit janë efektive kundër variantit më ngjitës Delta, aq sa janë kundër variantit të mëparshëm dominues Alfa, tregon një studim i ri.

Studimi, i publikuar në revistën mjekësore “New England Journal of Medicine”, konfirmon gjetjet e Autoritetit të Shëndetit Publik në Angli, të publikuara në muajin maj, rreth efikasitetit të vaksinave Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Sipas studimit të ri, dy doza të vaksinës Pfizer janë 88 për qind efektive në parandalimin e sëmundjes simptomatike nga varianti Delta i koronavirusit, krahasuar me 93.7 për qind efektivitet kundër variantit Alfa.

Dy doza të AstraZeneca-s, ndërkaq, janë 67% efektive kundër variantit Delta dhe 74.5% efektive kundër variantit Alfa.

Sipas studimit, një dozë nuk ofron mbrojtje të madhe në asnjërin rast. Varianti Delta i koronavirusit, i identifikuar për herë të parë në Indi, është më ngjitës se variantet e mëparshme, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

OBSH-ja ka paralajmëruar këtë javë se Delta mund të bëhet dominuese brenda disa muajsh. Edhe zyrtarë të OBSH-së kanë konfirmuar më herët se vaksinat janë efektive kundër variantit Delta.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në të gjithë botën janë dhënë mbi 3.7 miliardë vaksina kundër koronavirusit. Në nivel global, koronavirusi ka prekur mbi 192.5 milionë njerëz. Prej tyre, mbi 4.1 milionë kanë vdekur.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë, me mbi 34 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 610,000 viktima./Botapress/

Tags: studimi i ri

Të ngjashme

Ekskluzive

Dy muaj nga zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, pushteti i Kurtit në gjumë: Nuk ka asnjë të dyshuar

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
Ekskluzive

Tërmeti apokaliptik, rëndohet bilanci, gati 8000 të vdekur në Turqi e Siri

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
Ekskluzive

Në rast tërmeti, këto janë zonat më të rrezikuar në Kosovë

nga Bota Press
7 Shkurt, 2023
Ekskluzive

Çfarë duhet të bëni gjatë dhe pasi ndodh tërmeti?

nga Bota Press
7 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • Arbeb Kurteshi: Pse duhet të fundoset Asociacioni?
  • Ekipi i FSK-së, ka arritur të nxjerr nga rrënojat një fëmijë të moshës 2 vjeçare
  • Fatmir Bajraj: Kosova e Kurtit, nuk është më Kosova e Dr.Hotit !
  • Florim Zeqa: “SUPERPUNA” superfshesa e pastrimit të Kosovës!
  • “I pa moralshëm, i pafytyrë dhe i pa edukatë”, Vedati bën deklaratën e fortë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.