[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Studentët do të mbajnë ekspozitë me fotografi nga krimet e luftës para kishës ortodokse në kampusin e Universitetit



”Të nderuara media, pas provokime që po i bënë Serbia në Kosovë dhe priftërinjtë kanë bërë liturgji në Kishën Ortodokse Serbe, e cila gjendet në Kampusin Universitar e ndërtuar me dhunë nga Kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviç, organizata “Demokracia Studentore” organizon ekspozitë e cila do të mbahet pikërisht para këtij objekti”’, thuhet në komunikatë për media, transmeton Botapress.info

”Në këtë ekspozitë do të ekspozohen fotografi të krimeve të luftës dhe masakrat të cilat i kanë kryer kriminelët serbë në Kosovë gjatë luftës së fundit, prej të cilëve ka ende që lëvizin të lirë”.

”Aktiviteti do të mbahet në ora 11:30 nesër me date 18 Janar 2017, para objektit i cili qëndron padrejtësisht në Kampusin e UP-së, andaj me këtë rast ju ftojmë të merrni pjesë në mënyrë që të i’u përgjigjemi të gjithë Serbisë për provokimet që po i bënë ndaj Kosovës”, përfundon komunikata, transmeton Botapress.info