Analistja amerikane Ivana Stradner ka bërë një paralajmërim të madh.
Ajo ka thënë se mezi pret që ta ndajë me njerëzit një lajm të madh pas protestës masive që do të mbahet sot në Serbi.
Mezi pres të ndaj me ju një lajm kaq të mahnitshëm nga Serbia brenda disa orësh. Diçka që nuk e keni parë që nga fundi i regjimit të Millosheviqit”, ja shkruar Stradner, duke aluduar në rënien e Vuciqit nga pozita e presidentit.
Reagimi i saj vjen pas një postimi që ka bërë Jason Jay Smart, këshilltar politik i cili ka jetuar dhe punuar në Ukrainë, Moldavi, Kirgistan, Kazakistan, Rusi dhe Amerikën Latine.
“Prisni protesta masive të udhëhequra nga studentët e universitetit në Beograd nesër për t’i dhënë fund regjimit autoritar të Vuçiqit. Ky është fillimi i fundit për Vuçiqin dhe Serbia do të jetë e lirë”, kishte shkruar ai në X.
Shumica dërrmuese e qytetarëve serbë sot do të dalin në grevë të përgjithshme dhe në këtë mënyrë do të shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj pushtetit në atë vend.