[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Starbucks do të punësojë 10 mijë refugjatë



Gjiganti amerikan i kafes “Starbucks” ka premtuar se do të punësojë rreth 10 mijë refugjatë pas vendimit të presidencës amerikane e cila ka pezulluar për 90 ditë hyrjen në SHBA të refugjatëve nga Siria dhe ka ndaluar hyrjen e qytetarëve nga shtatë vende muslimane, transmeton Klan Kosova.

“Ne jemi duke zhvilluar plane ku brenda pesë viteve do të punësojmë dhjetë mijë refugjatë në 75 shtete në të cilat “Starbucks” zhvillon veprimtarinë”, ka thënë drejtori ekzekutiv i “Starbucks” Howard Schultz, në një letër drejtuar punonjësve të kompanisë.

Schultz gjithashtu ka tërhequr vëmendjen se “janë vënë në pikëpyetje vlerat e premtuara nga “Ëndrra Amerikane” dhe se jemi dëshimtarë “të një kohe të paprecedent”.