[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Stacioni Jugor i Policisë në Mitrovicë ka zbuluar 70 për qind të rasteve të përgjithshme kriminale



Stacioni Jugor i Policisë në Mitrovicë, ka publikuar raportin e punës për vitin 2016. Në
publikimin e raportit morën pjesë edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri, nënkryetari Faruk
Mujka, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Musa Dragaj, drejtori i Drejtorisë
Rajonale të Policisë në Mitrovicë, Nehat Thaçi dhe mysafirë të tjerë ët shumtë.
Komandanti i këtij stacioni, kapiteni Ahmet Gjosha, tha fillimisht stacioni që ai e drejton mbulon
zonën e përgjegjësisë me një sipërfaqe prej 331 kilometra katrorë dhe me një numër të përafërt
prej 73.000 banorëve, që jetojnë në gjithsejtë 44 vendbanime.
“Me qëllim të rritjes së sigurisë në komunitet dhe krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë

qytetarët, janë marrë masa efikase për parandalimin e ngjarjeve të ndryshme kriminale dhe
zbulimin e autorëve të veprave të ndryshme penal, konform strategjisë “Policia e udhëhequr nga
inteligjenca dhe policimi në bashkësi. Duke u bazuar në rezultatet e arritura që janë inkurajuese,
mund ët them lirisht se policia i ka krye ashtu si duhet detyrat e parapara me planin e punës. Të
gjithë treguesit flasin se janë arritur suksese shumë më të mira se në vitin paraprak”, tha ndër të
tjera Gjosha.
Rreshteri Agron Bekteshi, duke folur për detajet e raportit, tha se numri i përgjithshëm i rasteve
kriminale në vitin 2016, ka shënuar rënie për 11 për qind në krahasim me vitin paraprak, ndërsa
që ai i veprave penale ka shënuar rënie prej 14.5 për qind. Ai po ashtu bëri ët ditur se edhe numri
i përgjithshëm i aksidenteve në vitin 2016 është për 23 për qind më i vogël se në vitin 2015.
“Ajo që duhet për tu theksuar në veçanti dhe është një sukses shumë i mirë, është fakti se
zbulueshmëria e veprave të përgjithshme kriminale në vitin 2016 është ngritur në 70 për qind,
kurse tek veprat penale 59 për qind”, tha Bekteshi.
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, tha fillimisht se është tejet i lumtur që po merr pjesë në një
takim kut të dhënat e paraqitura tregojnë për një efikasitet dhe punë jashtëzakonisht të mirë të
Stacionit Jugor të Policisë në Mitrovicë.
“Është kënaqësi të gjendesh në mesin e policëve që kanë bërë punë të shkëlqyeshme në zbatimin
e ligjit, krijimin e një ambienti të sigurt për qytetarë, ruajtjen e rendi dhe të qetësisë publike.
Unë mund të them se kemi pas një bashkëpunim të shkëlqyeshëm ditor me komandantin e
stacionit, kapitenin Gjosha. Kemi bashkëpunuar ngushtë edhe me qytetarë që të parandalojmë
tensionet apo incidentet e ndryshme dhe si rezultat i këtij bashkëpunim, pra të qytetarëve,
pushtetit lokal dhe policisë, janë shënuar këto rezultate jashtëzakonisht të mira, që kanë bërë që
Mitrovica të jetë një nga qytetet më të sigurta në Republikën e Kosovës. Ndërsa që mund të ju
them se vet qytetarët janë shumë të kënaqur me punën e policëve të stacionit tuaj”, tha ai.
Kryetari Bahtiri tha në vazhdim se sidomos vlen të theksohet suksesi në zbulueshmërinë e
veprave të përgjithshme kriminale dhe të atyre penale, duke shtuar se policia do ta ketë
mbështetjen e e tij të fuqishme dhe të institucioneve lokale edhe në të ardhmen, që do të ndikoj të
arrihen rezultate akoma më të mira, të cilat Mitrovicën do ta bëjnë edhe më të sigurt.
Drejtori i Policisë rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaçi, tha se nag të dhënat e publikuara shihet se
objektivat e policisë janë arritur në vitin 2016 deh kjo është për tu vlerësuar.
“Puna jonë shihet vetëm nga rezultatet konkrete, të cilat në vitin 2016 janë evidente dhe
inkurajuese. Zbulueshmëria e aktiviteteve kriminale prej 70 për qind nuk është arritur në asnjë
komunë tjetër dhe kjo flet qartë për punën e mirë që policët kanë bërë. Qytetarët e Mitrovicë
besoj se janë të kënaqur me këtë punë. Në vitin 2017, në fokus të aktiviteteve të policisë do të

jetë siguria e nxënësve nëpër shkolla”, tha ndër të tjera Thaçi.
Në fund, kryetari Bahtiri, drejtori Thaçi dhe komandanti Gjosha, ndanë mirënjohje për policët
më të mirë të vitit 2016.