“Squid Game”, filmi që theu shikueshmërinë: Çfarë pritet të ndodhë më 17 shtator në Los Angelos

Autoritetet e Los Anxhelosit caktuan zyrtarisht 17 shtatorin si Ditën e Lojërave të Kallamarëve në njohje të arritjeve dhe suksesit të serialit koreano-jugor të Netflix

Kongresmeni koreano-amerikan John Lee njoftoi më 7 shtator se Këshilli i Qytetit të Los Anxhelosit miratoi rezolutën që cakton 17 shtatorin si Ditën e Lojërave me Kallamar, sipas gazetës The Korea Times.

Kështu, qyteti i Kalifornisë do të nderojë serialin dramatik korean çdo vit më 17 shtator, datë kur u shfaq premierë në Netflix vitin e kaluar.

John Lee tha se kjo mund të jetë hera e parë në SHBA që caktohet një ditë kushtuar një seriali televiziv.

Rezoluta thotë se Squid Game është “seriali origjinal më i shikuar i Netflix deri më sot dhe është seriali i parë korean në Netflix që arrin në krye të listës në SHBA, duke thyer pengesën që shumë shfaqje në gjuhë të huaj përballen me audiencën perëndimore thjesht dhe vetëm për shkak të titrave”.

Vihet re më tej se seriali ‘Squid Game’ ka prezantuar me sukses aspekte të ndryshme të kulturës koreane jo vetëm për audiencën amerikane por për të gjithë botën dhe ka marrë nominime dhe çmime në shumë ceremoni, veçanërisht si seriali i parë në gjuhën koreane për të arritur suksese të tilla./Botapress.info./

ngjashme