Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka dhënë një sqarim për opinion përmes një postimi në Facebook se “,,,ne kuader te Zyres se Kryeministrit i eshte ruajtur statusi i veçante ne kuader te “Rregullores per Zyren e Kryeministrit” te miratuar nga Qeveria paraprake, ashtu siç ka qene qe nga themelimi i kesaj zyreje”. Hoti ka shtuar se cdo deklarim tjetër nuk është i vërtetë, përcjeëllë Botapress.
Ja postimi i Avdullah Hotit në Facebook
Sqarim:
“Zyres per kategorite e dala nga lufta” ne kuader te Zyres se Kryeministrit i eshte ruajtur statusi i veçante ne kuader te “Rregullores per Zyren e Kryeministrit” te miratuar nga Qeveria paraprake, ashtu siç ka qene qe nga themelimi i kesaj zyreje. Çdo deklarim tjeter nuk eshte i vertete.
Per me teper, gjate qeverisjes tone nuk ka munguar edhe mbeshtetja e nevojshme per kete kategori te shoqerise tone.