Volejbollistja braziliane, Key Alves, vazhdon të ketë një vëmendje të madhe nga mediat në Brazil, pasi është bërë pjesë e formatit “Big Brother VIP”
23-vjeçarja është bërë pjesë e shumë dinamikave, duke u bërë menjëherë protagoniste në lojë dhe gjithashtu krijoi dhe një lidhje dashurie me këngëtarin Gustavo Benedeti, i cili la shtëpinë këtë javë. Dashuria e tyre nuk mundi t’i shpëtonte kamerave, ku gjithashtu u kapën duke kryer marrëdhënie seksuale të mbuluar poshtë jorganit
Gjithashtu volejbollistja, e cila është pjesë edhe e platformës “Onlyfans”, është komentuar dhe për format e saj të nxehta, duke i nxjerrë ato shpesh në pah dhe duke u zhveshur pa problem nën vëzhgimin e kamerave./Botapress.info/