[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Spiuni Mavraj, fajtori kryesor për eliminimin e Kolnin



Hamburgu eliminoi Kolnin nga Kupa e Gjermanisë dhe trajneri i Mërgim Mavrajt ka deklaruar se ka marrë këshilla nga qendërmbrojtësi shqiptar.

Trajneri i Hamburgut, Markus Gisdol ka treguar se Mërgim Mavraj i ka ndihmuar që ta eliminojnë Kolnin nga Kupa e Gjermanisë.

Mavraj gjatë këtij janari kaloi nga Koln në Hamburg dhe duket qysh tashmë ka arsyetuar paratë e shpenzuara për të.

“Mavraj është një siguri më shumë për ne në prapavijë. Është një futbollist që po bën mjaft mirë në prapavijë, duke garantuar qetësi për të gjithë ekipin. Kolni? Po, kam marrë edhe këshillat e Mavrajt për këtë përballje”, ka deklaruar Markus Gisdol.Express/