Botapress 20 Prill – Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në spitalet rajonale dhe në klinikat COVID të QKUK’së janë të shtrire 770 pacientë.
Sipas SHSKUK’së, 630 nga këta pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.
33 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa 608 janë me oksigjeno-terapi.
Njoftimi i plotë:
Në bazë të raportit të punës për datën 20 prill 2021, në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 770 pacientë.
630 raste janë të konfirmuar me Sars-Cov-2
33 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore
608 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë
Në QKUK janë të shtrirë 321 pacientë:
250 të konfirmuar me Sars Cov-2
13 në gjendje të rënduar
267 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive, 112 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 68 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 28 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 82 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 17 pacientë + 4 në intensiven e Klinikës Infektive
Klinika e Pediatrisë, 12 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 449 pacientë:
380 të konfirmuar pozitivë
20 në gjendje të rënduar shëndetësore
341- me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 61pacientë
Spitali i Gjakovës, 78 pacientë
Spitali i Pejës, 101pacientë
Spitali i Gjilanit, 81 pacientë
Spitali i Ferizajt, 64 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 47 pacientë