[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Specialja gati, ja kur do të ngriten aktakuzat e para?



Botapress, 8 shkurt- Gjykata Speciale e ka bërë një hap të madh në rrugën drejt funksionalizimit të plotë, duke u bërë të martën me gjykatës. Organi i akuzës ndërkaq ka kumtuar të ketë bërë punë të madhe për të finalizuar hetimet, shkruan sot Koha Ditore.

Tani i kanë mbetur edhe dy detyra, pa përmbushjen e të cilave nuk mund të shpallen aktakuzat e para: të thirret seanca plenare gjatë së cilës gjykatësit do të punojnë për miratimin e Rregullores së Procedurës dhe Provave, dhe që kjo rregullore të rishikohet nga Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese brenda një periudhe prej 30 ditësh, prej kur dokumentin e merr në shqyrtim.

Pas rishikimit Rregullorja hyn në fuqi dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar i krijohet rrethana ligjore që të mund të paraqesë aktakuzat e para.