Specializantët e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar kanë protestuar të enjten. Ata para administratës së SHSKUK-së kërkuan që kujdestaritë që po i mbajnë në vikende e në festa t’i kenë të paguara.
Tutje deklaruan se do t’i ndjekin të gjitha rrugët ligjore, përfshirë këtu edhe ankimin në Inspektoratin e Punës.
Menaxhemnti i SHSKUK-së në një komunikatë për medie ka bërë me dije se ky institucion së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë është duke punuar për të gjetur një zgjidhje konform legjislacionit në fuqi.