• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Spanja mirëpret rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

nga Bota Press
14 Maj, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Rifillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është një lajm i mirë për Spanjën, por ky shtet do të vazhdojë të mbajë qëndrimin e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, kështu thonë për KosovaPress, burime të larta diplomatike nga Ministria e Jashtme spanjolle.

Të pyetur nëse Spanja mund të ndryshojë qëndrimin e saj në raport me pavarësinë e Kosovës, në një kohë kur zyrtarët e Bashkimit Evropian janë në përpjekjet kulmore për të nxitur palët të arrijnë një marrëveshje finale për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, megjithatë diplomacia spanjolle tha se: “Spanja do të vazhdojë të mbajë qëndrimin e saj të mosnjohjes së deklaratës së njëanshme të pavarësisë të miratuar nga Prishtina në 2008”.

“Në çdo rast, qasja jonë është shumë konstruktive dhe mbështetëse e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Rinisja e dialogut Beograd-Prishtinë është një lajm shumë i mirë. Është e nevojshme të shfrytëzohet momenti për t’u përpjekur të arrihet një marrëveshje e pranueshme nga të dy palët dhe e respektueshme për të drejtën ndërkombëtare”, thanë diplomatët spanjollë.

Të pyetur për qëndrimin e Spanjës pas deklaratës së Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak se për Kosovën suksesi në dialog do të thotë të bëhet vend kandidat për anëtarësim në BE, diplomatët spanjollë thanë se e mbështesin plotësisht punën e z. Lajçak, por nuk deshën të komentojnë premtimin e tij për Kosovën. “Ne mbështesim plotësisht punën e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun”, thanë këto burime diplomatike.

Siç dihet, Spanja është në mesin e pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (Qipros, Greqisë Sllovakisë dhe Rumanisë) që kanë refuzuar të njohin pavarësinë e Kosovës që nga viti 2008.

Njëra nga sfidat më të mëdha për lidershipin e Bashkimit Evropian është edhe bindja e këtyre vendeve për ta njohur pavarësinë e Kosovës, pasi që si rezultat i kësaj, edhe në rast të suksesi të mes palëve në dialog, proceset integruese të Kosovës do të jetë të bllokuara nëse këto vende nuk ndryshojnë qëndrimin e tyre karshi pavarësisë së Kosovës./Botapress/

 

Tags: Kosove-Spanj

Të ngjashme

Kosovë

Dita e hënë, ditë zie shtetërore në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku

nga Bota Press
24 Shtator, 2023
Kosovë

Haxhiu: 28 terroristë kanë ikur me negocim mes Vuçiqit, KFOR-it e Policisë së Kosovës

nga Bota Press
24 Shtator, 2023
Lajme

Abdixhiku viziton Albanin, policin e plagosur

nga Bota Press
24 Shtator, 2023
Kosovë

Foto: Ky mund të jetë një prej anëtarëve të grupit terrorist që u ekzkekutua sot në Veri

nga Bota Press
24 Shtator, 2023


Lajmet e fundit

  • Dita e hënë, ditë zie shtetërore në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku
  • Haxhiu: 28 terroristë kanë ikur me negocim mes Vuçiqit, KFOR-it e Policisë së Kosovës
  • Arrin në 6 numri i terroristëve të arrestuar në Veri
  • Policia: Aksioni në Banjskë vazhdon, arrestohet një tjetër sulmues me uniformë ushtarake
  • Ky është serbi i arrestuar në veri, ishte i armatosur deri në dhëmbë (Emri)

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.