Analisti nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu ka folur rreth polemikës së dy kandidatëve për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtirit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Fatmir Hasanit ish-pretendent nga VV për kandidat, e tani kandidat i pavarur. Spahiu ka mohuar të jetë i involvuar në polemikën mes të dyve.
Spahiu ka thënë se e ka këshilluar Fatmir Hasanin të mos kandidojë si i pavarur sepse nuk ka gjasa, ndërsa thotë se babai i Hasanit e ka insistuar që Spahiu ta bindë Hasanin për këtë.“Agim Bahtiri nuk më ka thënë që t’i them që të tërhiqet nga gara e as që t’i përcjell çfarëdo kërcënimi.”, shkruan Spahiu.
Ky është postimi i tij i plotë:
Jam akuzuar nga Fatmir Hasani si transmetues i kërcënimeve të Agim Bahtirit. Kjo është e pasaktë dhe e padrejtë. Është e vërtetë që e kam këshilluar që të mos kandidojë si i pavarur, sepse kandidatët e pavarur nuk kanë gjasa në Mitrovicë, madje baba i tij me ngulm ka insistuar që të mundohem ta bindë të tërhiqet nga beteja politike. Agim Bahtiri nuk më ka thënë që t’i them që të tërhiqet nga gara e as që t’i përcjell çfarëdo kërcënimi. Jam i zënë me punë tjera dhe nuk dëshiroj të jem i involvuar në këto muhabete. Pres mirëkuptim.