Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se brenda 24 orëve në Kosovë nuk kemi asnjë rast të vdekjes si pasojë e Covid-19.
Njoftimin e publikaur Ministria e Shëndetësisë, e cila ka njoftuar se gjatë 24 orëve, pozitiv kanë rezultuar vetëm 8 qytetarë.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj kohe janë shëruar 10 qytetarë të tjerë.
Njoftimi i plotë:
#Bashkëiadalim
09 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.438 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 250.658 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 63.301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.353 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.422.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 149.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!/Botapress/