Bajram Velija i cili më 6 gusht të vitit 2019 rreth orës 23:00 e kishte vrarë gruan e tij, Armenda Alija, në lagjen Ortakoll të Prizrenit sot u dënua me burgim të përjetshëm.
Pas zënkës, e ndjera kishte dalë nga shtëpia, ku më pas burri i saj e kishte marrë armën e llojit “Pietro Beretta Gardone” dhe kur e kishte parë që viktima kishte dalë nga objekti i banimit, kishte shtënë 15 herë në drejtim të saj.
Sipas gjykatës thuhet se me “Ç ‘rast të njëjtën e godet 14 herë në pjesë të ndryshme të trupit duke filluar nga koka, qafa, gjoksi e deri në këmbë, nga goditja e predhave viktima rrëzohet për toke, dhe nga plagët e marra ndërron jetë në vendin e ngjarje, ku pastaj i pandehuri viktimën e mbulon me një fustan të saj dhe e pret ardhjen e Policisë”.
Menjëherë, pas këtij akti Bajram Velija ishte vet ai që e lajmëroi policinë duke pranuar se shtiu me armë mbi gruan e tij. Trupi i viktimës ishte dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Familjarët e çiftit në vitin 2019 kishin thënë se nuk ia kishin idenë se pse kishte ardhur deri te vrasja e Armendës.
Ndryshe, ky çift nuk kishte të lajmëruar ndonjë rast dhune në policinë e Prizrenit. Për ta kjo ishte martesa e dytë nga e cila nuk kishin fëmijë.
Më poshtë ndiqeni kronikën e realizuar më 7 gusht të vitit 2019, një ditë pas vrasjes së ndodhur asokohe në Prizren.
Viktima ishte varrosur më 9 shtator të 2019-ës.