• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Sot shënohet Dita e Evropës

nga Bota Press
9 Maj, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Dita e Evropës, një festim vjetor i paqes dhe bashkimit në Evropë, shënohet në kohën kur Rusia ka hyrë në muajin e tretë të agresionit të saj ushtarak në Ukrainë.

9 Maji shënon përvjetorin e deklaratës historike të Schumanit. Në një fjalim në Paris, në vitin 1950, ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman, ka shpalosur idenë për një formë të re të bashkëpunimit politik në Evropë. Propozimi i tij konsiderohet të jetë fillimi i asaj që tani është Bashkimi Evropian.

Kjo ditë shënohet edhe në Kosovë me një sërë aktivitetesh nga Zyra e BE-së në Prishtinë, të cilat do të fokusohen te të rinjtë, energjia e gjelbër dhe digjitalizimi.

Duke filluar nga ora 10:00, ambasadori i BE-së Tomash Szunyog dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të vizitojnë një grup artistësh grafiti që punojnë në muralin e Ardhmërisë së Gjelbër dhe Transformimit Digjital në rreth-rrotullimin kryesor në hyrjen jugperëndimore të qytetit.

Në ora 11:00, Szunyog dhe Rama do t’iu bashkohen përfaqësuesve të shteteve anëtare të BE-së përpara hotelit “Grand” në një shëtitje me biçikleta dhe trotinete elektrike dhe aktivitete të tjera që promovojnë lëvizshmërinë alternative dhe të ardhshme.

Szunyog do të vizitojë mini-ekspozitën “E Ardhmja e Gjelbër” në Shtëpinë e Evropës në mesditë, dhe do të merr pjesë në koncertin hapës të Ditës së Evropës dhe Chopin PianoFest nga ora 19:00.

Në ora 20:30, BE-ja në Kosovë do të organizojë pritjen e Ditës së Evropës dhe ceremoninë e ndarjes së çmimit Evropiani i Vitit në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. /Botapress.info/

Të ngjashme

Aktuale

Kurti takon një senator e një kongresist në SHBA

nga Bota Press
17 Maj, 2022
Aktuale

Del të jetë i rremë alarmi për bombë në Rektoratin e UP-së

nga Bota Press
17 Maj, 2022
Aktuale

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre presidentes Osmani

nga Bota Press
17 Maj, 2022
Aktuale

Kurti takohet me kundërshtarin e përhershëm të Van Damme-it, Pjetër Malotën

nga Bota Press
17 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Kurti takon një senator e një kongresist në SHBA
  • Del të jetë i rremë alarmi për bombë në Rektoratin e UP-së
  • Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre presidentes Osmani
  • Kurti takohet me kundërshtarin e përhershëm të Van Damme-it, Pjetër Malotën
  • Presidenti malazez Gjukanoviq nesër takon edhe kryeparlamentarin Konjufca

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.