[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Sot në Strellc të Deçanit mbahen homazhe në 14 vjetorin e vrasjes së Tahir, Enis e Hasan Zemajt



Në organizim të bashkëluftëtarëve, të MËRKUREN, më 4 janar 2017, në 14-të vjetorin e vrasjes, në fshatin Strellc të Komunës së Deçanit do të organizohen homazhe për nderim të jetës dhe veprës së Heroit të Kosovës, Kolonel TAHIR ZEMAJ , për ish-Kryetarin e Forumit Rinor të LDK-së në Deçan, HASAN ZEMAJ si dhe ENIS ZEMAJ, të cilet u vranë nga një dorë tradhëtare më 4, janar 2003 në Pejë.

Përkujtimi dhe homazhet mbahen duke filluar nga ora 12: 00, tek varri i heroit në Strellc të Epërm, Deçan.

Këshilli Organizativ;
Veteranët e Brigadave 134, 131, 133 dhe
“Mërgimi” të UÇK-së,të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës

15747747_269138390170224_512523008380133007_n