[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Sot na bashkon gjaku i kryetrimave të lirisë…



(Në kujtim të 20 vjetorit, dhe rivarrimit te Zahir Qerim Pajaziti

Që nga dita e parë, kur ia ktheu pushkën armikut, Zahiri trupin ia fali atdheut, ndërsa shpirtin përjetësisë. Zahiri pranoi vetëflijimin me vetëdëshirë, por për të nuk ka vdekje. Ai do të jetë përgjithmonë i gjallë sa të jetojë kjo histori te ne.

Zahiri na la amanet besën, pushkën, flamurin kuq e zi, na la amanet bashkimin kombëtar, tokat për t’i Ribashkuar në një Shqipëri.

Sot na bashkon gjaku i kryetrimave të lirisë; sot na frymëzon heroizmi i tyre, që na fali përjetë lirinë; sot ju që jeni këtu, ju që po përkujtoni dëshmorët e mëmëdheut, ndjehuni krenarë për qindra Zahira që i fali kjo tokë shqiptare dheut, tani të kuq, të larë nga gjaku i shqiponjës, nga gjaku i martirëve të paepur të lirisë.

Sot në këtë dasmë që po e kurorëzojmë me kurora lulesh te Shtatorja e Lirisë, jemi ne tani dasmorët që gëzojmë lirinë. Po ishte Zahir Pajaziti dëshmor i parë, që me duar preku gjakun e shqiponjës.

Zahir Pajaziti na e fali kurorën e artë, të shkruar me shkronja të Abetares dhe me pika gjaku të lagur nga trupi i tij.

Sot në atdhe lindin lule të bardha në paqe; sot duhet të jemi të bashkuar e të lidhur dorë për dore rreth Flamurit Kuqezi.

Jemi të një kombi, një gjuhë na bashkon, dua të valoi flamur kuq e zi mbi kullat shqiptare dhe të jetojmë në një shtet.

Për këtë shtet luftuan dhe u sakrifikuan shumë breza dhe për këtë rrugë kishte dhënë Betimin Strategu dhe Komandanti i Parë i UÇK-së, dëshmoria i parë për çlirmi dhe liri të Dardanisë tokës së Shqipërisë Zahir Qerim Pajaziti.

Shteti, në të cilin ne duhet të jetojmë tani, është i pagëzuar Shqipëri.
–––––––––––––––––––––––––––––
Kryetar i Klubit Letrar ” Zahir Pajaziti ”
Rudi Berisha, Dardani, 30 janar 201716299240_1871521106215032_1744126530546540088_n