Sot mblidhen pesë komisione parlamentare

Sot gjatë ditës do të mblidhen disa komisione parlamentare.Komisioni i parë është ai për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport që shqyrton Projektligjim për Anti Dopingun dhe nis nga ora 10:00.

Më poshtë mund të gjeni se cilat komisione do të mblidhen dhe çfarë do të shqyrtojnë.

10:00

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjim për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, N225)

10:00
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)

11:00
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban tryezën e diskutimit “Puna, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

13:00
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi raporton lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, N10)

13:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim diskuton rreth propozimeve për ekspert për Nismën ligjore për Pijet energjike. (Ndërtesa e Kuvendit, N303

ngjashme