[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Sot i jepet lamtumira e fundit Dritëro Agollit



Këshilli i Ministrave vendosi dje 4 shkurt 2017, krijimin e Komisionit Shtetëror Bashkërendues të Punës për organizimin e aktiviteve të ceremonialit të homazheve mortore të shkrimtarit Dritëro Agollit.

Komisioni përbëhet nga:
• Z. Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit
• Z. Edi Rama, Kryeministër
• Znj. Mirela Kumbaro, Ministër i Kulturës
• Z. Edmond Spaho, Nënkryetar i Kuvendit
• Z. Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë
• Z. Gramoz Ruçi, kryetar i grupit parlamentar PS
• Z. Spartak Braho, deputet
• Z. Ismail Kadare, shkrimtar
• Z. Myzafer Korkuti, Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
• Z. Xhevahir Spahiu, shkrimtar
• Z. Limoz Dizdari, kompozitor
• Z. Bardhyl Londo, shkrimtar
• Z. Ali Aliu, akademik
• Z. Rexhep Ismajli, akademik
• Z. Luan Starova, akademik
• Z. Mateo Mandala, akademik
• Znj. Ana Verushi, Kryetare e Qarkut Korçë

Komisioni njofton se homazhet do të kryhen ditën e diel në Pallatin e Kongreseve, datë 5 shkurt 2017, ora 10.30-13.00.

Ceremoniali do të përmbajë një nderim të veçantë për shkrimtarin duke krijuar dhe hapësirën e mundësinë për të afërmit, miqtë, njerëz të artit dhe të kulturës, lexues apo dashamirës, të marrin fjalën për një mesazh të shkurtër publik lamtumire.