[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Sot beteja e fundit e Ramush Haradinajt me drejtësinë franceze



Botapress, 9 shkurt – Ish Kryeministri i Kosovës dhe Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj sot në Colmar të Francës do ta zhvillojë betejën e radhës kundër Serbisë.

Në Colmar të Francës sot do vendoset nëse Ramush Haradinaj do të ekstradohet në Serbi apo do të lirohet përfundimisht nga fletëarrestet e Beogradit.

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pret lirimin e tij nga gjykata franceze në Colmar, ku po mbahet që nga data 4 janar kur është arrestuar sipas një fletarresti të Serbisë, nën akuzat për krime lufte. Serbia ka kërkuar ekstradimin e tij dhe nxjerrjen para gjykatave serbe, ndërsa Haradinaj thotë se në aktakuzën e Serbisë, me të cilën kërohen estradimi, “nuk ka asgjë të re me të cilën nuk është përballur edhe në Hagë”, ku dy herë është shpallur i i lirë ndaj akuzave për krime lufte.

Në Procesin kundër Haradinajt në Colmar pritet pjesmarrje e madhe e shqiptarëve dhe përkrahësve të tij nga Prishtina por edhe vende të ndryshme të Europës duke filluar nga Franca, Gjermania, vendet e Beneluksit etj.