[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Sllallomi i sotëm i vajzave kosovare në Erzurum



Lyra Hoxha dhe Adea Haxhidauti përfunduan garat në Festivalin e 13-të Olimpik Dimëror Evropian për të rinj në Erzurum.

Ato sot u paraqitën për herë të fundit në shtegun në “Palandöken l”.

Për të dy skitaret kjo ishte një përvojë e re. Në shtigje të tilla dhe në gara të këtij niveli nuk kanë pasur përvojë më parë. Sigurisht se kjo ishte një eksperiencë e re për to dhe shumë e dobishme për vazhdimin e vajzave tona të reja.

Adea në ngarjen e parë në sllallom nuk arriti të siguronte pozicion për ngarjen e dytë, kurse Lyra me pak fat do të mund të zinte një pozicion të mirë në klasifikimin përfundimtar, por nuk arriti ta bënte këtë megjithëse pati një rrëshqitje të mirë.

KOK u dëshiron më shumë fat vajzave tona në kompeticionet e ardhshme./Botapress.info