Nga shumë efekte anësore dhe simptoma të infeksionit COVID-19, skuqja e gishtërinjve të këmbës ka qenë ajo që ka hutuar më së shumti ekspertët.
Skuqja e gishtërinjve të këmbës gjatë COVID-it, që fillon me një ngjyrë të kuqe të ndezur në këmbë, e cila pastaj gradualisht bëhet vjollce, në thelb mund të jetë një efekt anësor i përgjigjes së sistemit imunitar ndaj virusit, ka gjetur një studim i ri.
Simptomat zakonisht zhvillohen brenda një deri në katër javë pasi jeni infektuar dhe mund të rezultojnë në fryrje ose ndryshim të ngjyrës së gishtërinjve dhe këmbëve. Ndërsa mund të duket alarmante për shumë njerëz, simptomat mund të zhduken pas disa ditësh, por gjendja mund të zgjasë me muaj, transmeton Botapress.info
Publikuar në Revistën Britanike të Dermatologjisë, studiuesit prapa studimit të fundit shikuan 50 pjesëmarrës me skuqje të gishtërinjve të këmbëve gjatë infektimit me COVID dhe 13 me lezione chilblains nga para pandemisë.
U zbulua se dy pjesë të sistemit imunitar mund të jenë përgjegjës pse simptomat shfaqen kur trupi lufton virusin. Njëra është një proteinë antivirale e quajtur interferoni i tipit 1 dhe tjetra është një antitrup që ‘gabimisht’ synon dhe reagon me qelizat dhe indet e një trupi, përveç luftimit të virusit, thuhet në një raport të Sky News.
Skuqja e gishtave të këmbëve, u lidhën për herë të parë me koronavirusin në dhjetor të vitit 2020.