[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Skitarët kosovarë të disiplinave alpike zhvilluan stërvitje para garave



Katër nga pesë sportistët kosovarë që po marrin pjesë në Festivalin Olimpik Dimëror Evropian për të rinj, kanë zhvilluar stërvitjet para garave të nesërme dhe të psnesërme në shtegun e disiplinave Alpike – Palandöken, Erzurum.
Adea Haxhidauti, Lyra Hoxha, Arbi Pupovci dhe Vernor Gjurkaj kanë stërvitur nën mbikëqyrjen e trajnerëve Kushtrim Deva dhe Ernest Sefaj. Ata janë njohur me shtegun e garimit dhe janë ambientuar me kushtet që ofron qendra e skijimit.
Ata garat do t’i nisin qysh nga e hëna (13 shkurt 2017) në sllallom dhe sllallom të madh.
wki 3
Kurse garuesja e vetme e Kosovës në snoubord në këtë ngjarje, Grenita Grazhda, do të garojë të mërkurën (15 shkurt).