[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Skepticizëm para dialogut Kosovë-Serbi (VIDEO)



Me ftesë të Shefes së politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, nesër në Bruksel do të takohen delegacionet e Kosovës e Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve.

Kosova pret që në këtë raund bisedimesh Serbia ta njohë Kosovën por analistët politikë shprehen skeptikë dhe thonë që fillimisht Serbia duhet t’i implementojë marrëveshjet e arritura.