[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Skënder S.KAPITI :SHBA dhe Turqia janë aleatët strategjik të Shqipërisë



         Shqiptarët, turqit, sllavët dhe grekët.  
Fundamentalizmi ortodoks historikisht në shekuj ka qenë dhe vazhdon të jetë 
realisht rreziku dhe kërcënimi kryesor për shqiptarët. 
Mercenarët dhe të shiturit, serbo-grekofilët, antishqiptarë dhe islamofobë
përdorin turkofobinë  e tyre sot për ta coroditur opinionin me qëllim  për ta 
zbehur dhe shlyer nga kujtesa genocidin barbar ortodoks sllavo-serb mbi 
shqiptarët gjatë këtyre 150 viteve  të shek.19-të dhe të 20-të . Po ua kujtojmë 
këtyre, të cilët mundohen t’i fshehin qëllimet e vërteta të tyre edhe me 
vetëreklamin e tyre si eurointegralistë  se armiku  i Europës dhe i shqiptarëve 
sidomos,  ka qenë dhe është  doktrina dhe strategjia  pansllaviste,  të cilën e ka 
shprehur në vitin 1867 pansllavisti rus, shkencëtari Nikollai Danilevski, ku ndë
të tjera thotë se : muslimanizmi dhe turqit nuk janë armiq të Europës dhe të 
kulturës së saj, por janë sllavët dhe përfaqësuesja e tyre, Rusia.  
Dhe a nuk e zbatoi këtë doktrinë më së suksesshmi ish-perandoria komuniste e 
Bashkimit Sovjetik , dhe a nuk po e ndjek po këtë strategji edhe sot Rusia 
putiniste, këtë platformë politike antiEuropë dhe thellësisht edhe antishqiptare   
e cila ka dhe po të njejtët aleatë, ata ortodoksë serbo-greke si dhe Francën? 
Pra, armiq të shqiptarëve janë edhe sot Rusia, Franca, Serbia e Greqia  të cilat  
pak a shumë veprojnë njësoj në dëm të Kosovës: ata arrestojnë heronjt e 
Kosovës me urdhër arrestet e Ish-Jugosllavisë  së kohës së Milloshevicit si Franca 
p.sh në këtë fillim viti në Janar 2017; pjesa sllavo-greko-ortodokse  e këtij 
kualicioni antishqiptar nuk e njohin Pavarësinë e Kosovën dhe lobojnë fuqishë
kundër njohjeve të shtetit të Kosovës dhe kundër antarësimit të saj në 
Organizmat e rëndësishëm ndërkombëtarë; provokojnë rëndë në përpjekje pë
ta kërcënuar sovranitetin e Kosovës duke ngritur edhe mure  për coptimin e 
ndarjen e Kosovës; pra,bëjnë gjithcka që mundin për ta destabilizuar Kosovën.   
Ndërsa miq të vërtetë dhe besnik të shqiptarëve janë SHBA dhe Turqia, këta të 
 
dy i kemi  miq dhe aleatë strategjik të paktën, të paktën që prej 100 vitesh, dhe 
po këta janë edhe aleatët më të mëdhenj edhe të BE-së ; si  dhe po këta aleatë 
të shqiptarëve, SHBA dhe Turqia janë edhe forca më e madhe ushtarake  e 
NATO-s sot.  
Shqiptarët tashmë duhet ta dinë  dhe të mos besojnë  tërësisht me fanatizem 
BE-së e cila  padrejtësisht dhe pabesisht ajo i izolon shqiptarët që prej  25 vitesh 
dhe nuk  antarëson as Shqipërinë dhe as Kosovën në këtë union,  BE-ja e cila po 
rrezikon të shpërbëhet, pasi egzistenca e saj do të ishte në pikëpyetje pa 
mbështetjen e SHBA-së 
BE, pavarësisht se e di shumë mirë që shqiptaret kombëtarisht kanë qenë dhe 
janë të orientuar nga Europa e cila e mban veten si kampione e lirive dhe të të 
drejtave të njeriu, por ama ajo persa i përket lirisë  dhe të drejtës së besimit 
fetar tregohet e pasinqertë dhe shumë hipokrite  me shqiptarët që janë shumicë 
muslimanë, dhe kjo është arseja kryesore edhe e deklaruar hapur nga 
personalitete dhe diplomatë europianë se përse akoma as Shqipëria dhe as 
Kosova nuk janë antarë të BE-sëdhe përvec të tjerash, BE-ja neglizhon dhe 
shmang edhe përkrahjen dhe mbështetetjen që SHBA aleate e BE-së u japin 
shqiptareve, duke i kërkuar asaj që Shqipëria të Antarësohet në BE.  
Turqia nga ana e saj nuk ka shumë nevojë për BE-në e stërmunduar dhe as pë
ndihmën e saj. Ajo është tashmë një supershtet ekonomik dhe ushtarak që e 
tregoi epërsinë e vet në përballimin e krizës së Sirisë. 
 Nuk mendoj dhe as nuk  them se jam kundër BE-së, por në këto kushte  
përderisa BE sillet kështu me Shqipërinë dhe me Kosovën jokorrekt, joseriozisht 
dhe pabesisht, atëhere  interesi i shqiptarëve është me SHBA-në dhe me 
Turqinë, aq më tepër kur fatmirësisht ato na kanë shpallur Ne, shqiptarëtsi 
popull mik dhe vëndet tona si aleatë strategjik të tyre, gjë të cilën e kanë treguar 
me vepra dhe me fakte, në ndihmën vendimtare të dhënë për integrimin 
euroatllantik dhe global të të dy shteteve tona 
Në këtë aleancë strategjike të shqiptarëve me SHBA-në dhe me Turqinë ata të 
cilët kanë nevojë më së shumti janë shqiptarët, pasi SHBA dhe Turqia bëjnë pë
 
veten e tyre  edhe pa “Ndihmën” e Shqipërisë dhe të Kosovës.  
Aleanca me SHBA dhe me Turqinë është jetike për shqiptarët përballë  
kërcënimeve sllavo-greko-ortodokse dhe të ndonjë aleati të tyre europian ne BE
si dhe prej paftësive dhe prej korrupsionit e tradhëtive të  politikanëve dhe 
liderve shqiptarë për të ndërtuar shtetin ligjor, demokratik dhe të mirëqënies 
për shqiptaret. 
Antishqiptarët, serbo-grekofilët dhe turkofobët me turkofobinë  që e shprehin 
dhe e propagandojnë,  ata përpiqen që të  mbulojnë edhe antiamerikanizmin si 
dhe antishqiptarizmin e tyre, pasi ata janë edhe aq të “zgjuar”,  sa që  te mos 
guxojnë të dalin dhe  t’i shprehin shumë  hapur  ndjenjat  antiamerikane dhe 
antishqiptare të tyre .  
 Antishqiptarët dhe serbo-grekofilët shqiptarë shpikin dhe e përdorin   
turkofobinë e tyre si propagandë që ka si qëllim  sic  e thashë edhe më lart: pë
ta harruar shqiptarët genocidin 150 vjecar sllavo-grek mbi shqiptarët dhe për të 
përcarë dhe dëmtuar marrëdhëniet e shkëlqyera shqiptaro-turke; propaganda e 
tyre nëpër disa media mercenare synon që të fabrikojë dhe të nxisë urrejtje te 
shqiptarët për Turqinë dhe për popullin turk.  
 Po bëj disa pyetje drejtuar disave, atyre që ndoshta i verbon titulli i këtij shkrimi 
pasi ata, jo se nuk e dinë këtë të vërtetë, por ajo nuk u pëlqen.  
Para se të vinte dhe  para se ta pushtonte  Osmanizmi Ballkanin; a gjeti ai te 
shqiptarët ndonjë organizim të mirëfilltë dinastie apo  mbretërie, apo ndonjë 
qëndër kulturore e administrative të rëndësishme  të cilën shqiptarët ta adhuronin 
e të orientoheshin drejt saj; a gjeti Perandoria Osmane  letërsi dhe shkrim, 
shkronja, gërma dhe shkolla në shqip; a gjeti Kishë të pavarur shqiptare dhe liturgji 
kishtare në shqip sic  i kishin këto serbët, grekët dhe bullgarët ortodoksë? 
 A nuk ishin shqiptarët para një rreziku të një asimilimi përfundimtar prej këtyre 
fqinjëve barbarë, pasi në pjesët tjera të Ilirikut: sllovenët, boshnjakët, serbët, 
malazezë dhe bullgarët e kishin kryer procesin e sllavizimit të iliro-shiptarëve në 
ato pjesë të Ilirikut të pushtuar barbarisht prej tyre? Dhe a mos ishte edhe ky faj i 
Osmanëve për këtë realitet paraOtoman në trevat arbërore në Ballkan  
 
Duke parë  atë se cfarë fatkeqësie e tmerrshme u ndodhi pra iliro-shqiptarëve, me 
asgjësimin dhe asimilimin sllav boshnjak, serb, kroat, malazez e bullgar të tyre, a 
mos ndoshta do të kishte qenë më mirë, supozojme,  sikur osmanë të kishin 
ardhur edhe më herët akoma në Ballkan, pasi nën sundimin otoman asnjë komb 
nuk u turqizua; ashtu sikurse do të kishte qenë shumë e shumë herë më mirë sikur 
SHBA-ja të kishte qenë më heret fuqi globale botërore  dhe të kishte marrë pjesë 
edhe në Kongresin e Berlinit, edhe në atë të Londrës ku shtetet kristiane 
europiane nën diktatin e Rusisë bënë dhe shkaktuan tragjedinë më të madhe 
kombit shqiptar, pasojat e së cilës po i vuajmë edhe sot. 
Ardhja e turqve në Ballkan para 500 vitesh mund te themi se i shpëtoi shqiptarë
nga asimilimi sllav, ashtu sikurse edhe SHBA, superfuqia moderne demokratike 
botërore e cila  doli  në Luftën e Parë Botërore si supeshteti më i fuqishëm i Botë
dhe  që i shpëtoi shqiptarët dhe trojet shqiptare: pasi SHBA nuk njohu dhe hodhi 
poshtë Traktatin e fshehtë të Londrës  të vitit 1915, Traktatin e tretë famëkeq 
europian kundër shqiptarëve pas atij të Berlinit dhe të Londrës, i cili  asgjësonte 
edhe shtetin gjysmak shqiptar të vitit 1913. Pra, pas 500 vitesh, në shekullin e 20 
tëkur Shqipëria do të coptohej  po prej atyre barbarëve të para 500 viteve dhe të 
vitit 1878  dhe 1912, prej Greqisë, Serbisë e Malit të Zi dhe prej Europës së pabesë 
dhe antishqiptare, Italisë, me miratimin dhe me vendimmarrjen e Rusisë
Italisë,Francës dhe Britanisë.  
Gjatë 500 viteve të sundimit Osman, potencialisht shqiptarët janë treguar më të 
zotët dhe më të aftët trimërisht, burrërisht,  si luftëtarë dhe ushtarakisht më 
superiorë ndaj të gjithë popujve të tjerë të Perandorisë, si  në mbrojtjen dhe në 
sundimin e Perandorise, si dhe më heroikët dhe me shpirtin më kryengritë
kundër saj. 
Por, ato kryengritje të shqiptarëve ishin të lokalizuara, fisnore e krahinore 
pothuajse gjatë tërë periudhës otomane dhe udhëhiqeshin nga kapidanë
bajraktarë e bejlerë, agallarë e pashallarë për interesa të tyre dhe për t’i bërë 
presion Portës së Lartë për të ruajtur  dhe për të fituar poste dhe privegje dhe pë
të forcuar pozitat e tyre.  
Edhe dy pashallëqet shqiptare, të drejtuara nga shqiptarët, ajo e Bushatllinjve dhe 
 
e A.P. Tepelenës ishin Pashallëqe gjeografike dhe nuk kishin karakter  dhe 
frymëzim kombëtar, politika e tyre nuk u mbështet në kombësinë dhe as nuk 
hapën asnjë shkollë shqipe.   
Kjo lloj politike fatkeqësisht vërehet edhe sot kur nuk ka as bejlerë, bajraktarë
agallarë dhe kapidanë por rolin e tyre e luajnë njëlloj si ata: kryetarët dhe 
kryebejlerët modernë, liderët e shoqatave dhe të partive politike, pashallarë
komunistë të djeshëm dhe këta pashallarët demokratë  materialisto-politik të 
sotëm që gjithcka cfarë bëjnë politikisht është manipulimi dhe mashtrimi i popullit 
për përfitime të tyre personale  politike dhe pushteti dhe sidomos për interes 
pasuror kundër dhe në dëm të  interesit të përgjithshëm kombëtar. 
Për herë të parë  kur shqiptarët lëvizën si komb ishte Lidhja  Shqiptare e Prizrenit e 
vitit 1878, qe ishte edhe shpirti  Rilindjes  Kombëtare Shqiptare. Kjo është ngjarja 
dhe epoka më e lavdishme dhe më e ndritura në Historinë tonë Kombëtare që i 
parapriu kryengritjeve të cilat  sollën Pavarësinë e Shqipërisë  me 28 Nëntor 1912. 
Në kohët paramoderne të para shekullit 18-të nuk ka pasur akoma jo shtete, por 
as ide për  krijimin e shtetkombit madje  as në vëndet perendimore  jo, të cilat 
kanë qenë të coptuara edhe ato në principata, republika dhe si minishtete apo  
qytet shtete si p.sh. Italia e Gjermania të cilat Bashkimin dhe formimin e shtetit 
kombëtar të tyre e kanë bërë tepër vonë pothuajse në vitet kur lindi dhe veproi  
Lidhja Shqiptare e Prizrenit. 
Kur shqiptarët filluan lëvizjen kombëtare për Pavarësi, grekët kishin shtetin të cilë
pavarësinë më së shumti e kanë fituar prej luftës së shqiptarëve;  dhe po kështu 
edhe serbët kishin principatën e tyre. 
Këta tashmë ishin forcuar dhe të mirëorganizuar ushtarakisht, diplomatikisht, 
politikisht dhe fetarisht si dhe kishin edhe ndihmën dhe përkrahjen 
ndërkombëtare shumë të fuqishme në luftën e tyre kundër Perandorisë Osmane 
për t’i rrëmbyer asaj trojet e popujve jo sllavë dhe johelenë sic ishin në Ballkan 
trojet e shqiptarëve, të cilët në perpjekjet  e tyre për shkolla shqip, per  autonomi 
dhe për pavarësi kombëtare kishin tashmë armiq  më të madhenj: serbët, 
malazezët, bullgarët dhe grekët  si dhe Europën, dhe sidomos Rusinë 
Tashmë,  sido që të vepronin shqiptarët , edhe duke kërkuar autonomi e pavarësi  
 
apo  edhe mbrojtje nga Turqia, si edhe duke luftuar kundër saj, ashtu sic realisht 
shqiptarë zgjodhën dhe bënë luftën, rreziku ishte po i njëjtë, pasi shqiptarë
tashmë në fund të shek. 19 dhe në fillim të shek.20  kishin armiq realë të shumtë 
në numër por shumë më të egër, mizorë dhe barbarë  që nga përshkallëzimi  këta 
armiq ndërmorën  një genocid kundër shqiptarëve të  paparë që nga koha e 
kryqëzatave mesjetare. 
Duke vazhduar për ta argumentuar titullin e këtij shkrimi për aleatët tanë SHBA 
dhe Turqinëështë fakt se ato  ishin  dy shtetet dhe dy forcat  kryesore të NATO-s  
të cilat punuan dhe këmbëngulën për antarësimin e Shqipërisë në NATO kur 
Shqipëria e vetërrënuar nga ngjarjet e vitit 1997 nuk plotësonte as kushtet më 
minimale për antarësim.  
Ishin gjithashtu po ato, Turqia dhe SHBA që e paralajmëruan Greqinë që rri larg 
Shqipërisë dhe mos u përziej në punët e brëndshme të saj në kohën kur ndodhë
ngjarjet katastrofike të vitit 1997. 
Dhe janë po këta dy aleatë të mëdhenj të shqiptarëve, si faktorët dhe aktorë
vendimtarë të NATO-s që bombarduan Serbinë dhe që sollën lirinë dhe Pavarësinë 
e Kosovës.  
Dhe janë po këto dy shtete mike dhe aleate të shqiptarëve, SHBA dhe Turqia, që 
ishin njohësit e parë të Pavarësisë së Kosovës si dhe janë dy shtetet që kanë 
lobuar dhe vazhdojnë të lobojnë më së shumti dhe fuqishëm për njohjet 
ndërkombëtare të Shtetit të Ri  Shqiptar të Kosovës dhe që kontribuojnë më 
shumë se kushdo shtet tjetër në shtetndërtimin modern të saj. 
Askush nuk mundet t’i mohojë dhe kot përpiqet ndokush që t’i errësojë këto 
argumente dhe fakte historike të marrëdhënieve të shqiptarëve me SHBA dhe me 
Turqinë. 
Këto janë realitete dhe ngjarje  të mëdha historike në dobi të Shqiptarëve, u 
pëlqejnë apo nuk u pëlqejnë armiqve të Shqipërisë dhe të Kosovës, fanatikëve 
kristianë europianë  dhe atyre shqiptarësidomos fundamentalizmit antishqiptar 
ortodoks; turkofobëve dhe serbo-grekofilëve shqiptarë si dhe antiamerikaneve 
tinëzarë dhe frikacakë.  
 
E përsëris edhe njëherë se armiku më i madh i shqiptarëve ka qenë dhe është 
akoma fundamentalizmi sllavo- greko-ortodoks i mbështetur nga Rusia dhe qarqe 
politike europiane. 
Dy luftrat ballkanike të fillimit të shekullit të 20-të të nisura prej aleancë
antishqiptare serbo-malazeze-greko-bullgare të përkrahura nga Rusia dhe Europa 
kanë qenë kryqëzata antishqiptare pushtuese të tokave shqiptare dhe të genocidit 
të ushtruar prej tyre mbi shqiptarët.  
Këtyre kryqëzatave u ka paraprirë edhe propaganda e ulët dhe shoviniste e tyre ku 
ajo greke shkruante se nuk mund të mendohet që: “barbarët shqiptarë të jetonin 
të pavarur në mes të qytetërimit helen”, po kështu edhe serbët të cilë
propagandonin misionin e tyre si “clironjës “ të shqiptarëve se: shqiptarët janë një 
“fis i egër” që nuk mund të qëndronte i pavarur as nuk mund të formonte shtet të 
vetin. 
Pra shtazëria shoviniste sllavo-greke i konsideronte dhe akoma i konsideron 
shqiptarët si armiq të papajtueshëm të tyre.  
Gjatë sundimit Osman, këto hjena katile, grabitqare dhe gjakpirëse nuk kishin 
mundësinë për të ushtruar krimet, barbaritë , shfarosjen dhe genocidin mbi 
shqiptarët sepse ata i pengonte ligji dhe sundimi Osman nën të cilin ishin 
nënshtruar  edhe vetë serbët, grekët, malazezët dhe bullgarët, të cilët, në prag të 
rënies së Perandorisë dhe me rënien e saj iu turrën mizorisht dhe shtazërisht 
pushtimit të trojeve shqiptare si dhe plackitjeve, dhunës, dëbimeve, therjeve, 
vrasjeve dhe cfarosjes së shqiptarëve.  
Dhe këtë rrezik tepër të madh që u kanosej shqiptarëve prej barbarëve sllavë e 
grek Federata “Vatra”, Faik Konica, Fan Noli, Gjergj Fishta, Edit Durham etj., 
shpreheshin pak a shumë se më  mirë  është të mbështetemi te Turqinsepse: “po 
të thyhej Turqia shtetet ballkanike do ta coptonin Shqipërinë”, pasi aq barbarë dhe 
kriminelë, aq shumë fanatikë antishqiptarë ishin fqinjët sa që Federata në Boston 
nuk shihnin në ato momente rrugë  tjetër shpëtimi vecse duke u mbështetur te 
Turqia, pasi SHBA akoma nuk ishte bërë superfuqi globale dhe nuk kishte ndikim 
në Europën ku ligjin e bënte Rusia, Franca, Britania, Austro-Hungaria dhe shtetet e 
reja që u formuan  në fund të shekullitv 19, Italia dhe Gjermania prej të cilave 
 
shqiptarëve iu shkaktua dhe tragjedia e coptimit të Shqipërisë. 
Pra, a nuk është kjo situata e kësaj kohe, fundi i shek. 19-të  dhe fillimi i shek.  
20-të  si ajo e para 500 viteve, kohë kur Osmanët erdhën, pushtuan  dhe e 
vendosën sundimin e tyre në Ballkan, kohë kur për shqiptarët ishte pragu i një 
asimilimi prej hordhive sllave dhe prej bizantit heleno-ortodoks, dhe se ky asimilim 
u ndërpre dhe u shmang prej Perandorisë Osmane, dhe më pastaj dhe pikërisht në 
kohën e rënies së Perandorisë ky rrezik asimilimi për shqiptarët nga po prej atyre 
të 500 viteve më parë u ringjall më fuqishëm, më mizorisht dhe më egërsisht 
përsëri?  
Dhe  ndodhi ajo që ndodhi, që trojet shqiptare u shqyen prej fqinjëve edhe pse 
shqiptarët më shumë se të gjithë popujt e tjerë të Ballkanit e luftuan me armë 
Perandorinë Osmane për të cilën Fishta deklaronte se “shqiptarët gabuen dhe 
gabuen randë fort, që u cuen asokohe kundër Turkisë”.  
Dhe pavarësisht këtij fakti që shqiptarët e fituan Pavarësinë me luftë dhe me 
kryengritje prapë se prapë fqinjët  me ndihmën e gjithanshme të Rusisë sidomos, 
dhe të Europës i realizuan qëllimet e tyre: pushtimin dhe coptimin e trojeve 
shqiptare; dëbimin dhe genocidin mbi shqiptarët si atëhere në vitin 1878, në vitin 
1912 si dhe gjatë 100 viteve të sundimit të tyre mbi trojet etnike dhe mbi 
shqiptarët jashtë Shtetit të Shqipërisë. Vazhdon…