Deputet dhe zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë filluar qysh mbrëmë një fushatë kundër përfaqësuesit të lartë të BE’së, Josep Borrelli.
Ka qenë fillimisht deputeti Artan Abrashi, i cili ka thënë se kryeministrit Kurti nuk do të lëshonte pe edhe po të ishi të armatosur me armë e me shkop gome Vucic e Borelli.
“Vuçiqi e Borrelli edhe po të kishin pasur pendrek e revole, Albini nuk ju kish lëshu pe, e lene mo që s’kanë pasë.”, ka shkruar ai në Facebook.
Edhe deputeti tjetër, Mefail Bajqinovci, ka bërë një postim ofendues duke e quajtur Borrellin, “Vorreli”.
Edhe zyrtarë të tjerë kanë reaguar lidhur me zhvillime e fundit në vend të cilët nuk kursyen as sulmet ndaj zyrtarëve ndërkombëtarë, si amerikan ashtu edhe ndaj atyre europian.
E ndryshe nga zyrtarët e VV’së ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, a ka thënë se është impresive që një njeri i një rangu të tillë u angazhua me orë të tëra në bisedime.
Kujtojmë se dje në Bruksel, Kurti dhe Vucic me ndërmjetësimin e Borrell nuk arritën të gjenin një marrëveshje për targat.
Ndryshe, Qeveria Kurti, është ‘tërhequra’ duke shtyrë vendimin për gjobitjen e shoferëve me targa ilegale. Vendimi është shtyrë për 48 orë pas kërkesë së ambasadorit të Amerikës, Jeff Hovenier./Botapress.info/