[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Skandaloze: I akuzuari Shpend Kastrati mbahet në burg, e prokurorja Zejnullahu gjendet “jashtë vendit!”



I akuzuari Shpend Kastrati po mbahet në burg prej nëntorit të vitit 2015 dhe ndaj tij ende nuk është ngritur aktakuzë për veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi1 pika 1.3 të KPRK-së

 

Botapress, 27 janar – Në mbrëmnjen e 27 nëntorit të vitit 2015, në shtëpinë e tij në Lagjen Kodra e Trimave, i ndjeri Ismail Kastrati i lindur më 03.02.1937Dobroshevc gjendet i vdekur. Ai jetonte në shtëpi bashkë me nipin, djalin e djalit,  Shpend Kastratin.

Vdekja e Ismail Kastratit në shtëpi shtoi dhembjen e familjes ndërkaq edhe dyshimet për këtë vdekje. Policia dhe hetuesit fillojnë hetimet dhe personi i parë i dyshimtë mendohet të jetë Shpend Kastrati.

Ai arrestohet, dërgohet në burg si i dyshuar, në ndërkohë që hetimet e prokurorisë ecin me këmbë të breshkës.

Në ndërkohë familjarët e të ndjerit Ismail Kastratit, sidomos vajzat e të ndjerit shqetësohen edhe më shumë për dyshimet e prokurorisë dhe për trajtimin që prokuroria i bën të arrestuarit Shpend Kastratit. Ai mbahet në burg dhe Prokuria as nuk e merr në pyetje, as nuk ngrit aktakuzë e as nuk e lrion në shtëpi.

Shpend Kastrati mbahet në burg prej nëntorit të vitit 2015 dhe tek më 29 prill të vitit 2016, pra pas një viti e gjysmë të mbajtjes në burg, Prokurorja e rastit Fikrije Zejnullahu merr vendim që Shpend Kastratit t’i shqiptohet masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik.

Botapress, ka kontaktuar Prokurorinë e Kosovës përkatëisht ka kërkuar përgjigje nga prokurorja Zejnullahu dhe zëdhënësi i Këshillit Prokurorial Ekrem Lutfiu ka dhënë këtë përgjigje:

Lidhur me lëndën e në fjalë, ju njoftojmë se hetimet kanë përfunduar dhe me datë  29 prill 2016, prokuroria ka paraqitur propozim për shqiptim të masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik për shkak të veprës penale vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi1 pika 1.3 të KPRK-së. Andaj tashmë rasti është duke u trajtuar nga Gjykata.

Por përkundër këtij vendimi të Prokurorisë, familjarët e Shpend Kastratit kanë thënë për Botapress se ai po mbahet në paraburgim dhe kurrfarë tretmani mjekësor nuk i ofrohet. Ai madhe nuk është marrë as në pyetje nga prokurorja e rastit dhe fati i tij tashmë gjendet në procedurën gjyqësore e cila nuk dihet se kur do të fillojë.

Familjarërt e të ndjerti Ismail Kastrati thonë se Shpend Kastrati nuk mund të jetë autori i këtij krimi pasi ai dhe i ndjeri kanë jetuar së bashku dhe asnjëherë nuk kanë pasë konflite por as ndonjë motiv për këtë vrasje. “Shpendi e ka dashur babain Ismaili dhe është kujdesë gjatë gjithë kohës. Ata kanë shkuar mirë njëri me tjetrin. Asnjë motiv nuk ekziston për këtë dyshim të prokurorisë sepse Shpendi dhe babi kanë qenë më shumë se mixhë e nip dhe se autori i vrasjes duhet kërkuar diku tjetër” thotë një prej vajzave të Ismail Kastratit, e cila nuk dëshiron t’i përmendet emri në gazetë. (Botapress)

 

shpedn kastrati

I akuzuari Shpend Kastrati dhe i ndjeri Ismail Kastrati