• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Skandaloze: Banka “Raiffeisen” rrezikon qytetarët e Kosovës, ua dërgon të dhënat personale në Ukrainë

nga Bota Press
7 Shkurt, 2022
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Të dhënat personale, si emri mbiemri, numri personal dhe adresa të klienteve kosovare të Bankës Raiffeisen janë dërguar në Ukrainë. Këtë e ka lejuar Agjencia për Informim dhe Privatësi. Ato po përpunohen nga kompania me bazë në Kijev “Infocus L.L.C”.

Të dhënat personale të klinetëve të saj, banka Raiffeisen i ka dërguar në shtetin e Ukrainës. Këto të dhëna që përmbajnë të dhënat si numri personal dhe adresa do të përpunohen në kompaninë private “Infocus L.L.C”.

Bankës Raiffaisen i është lejuar dërgimi i këtyre të dhënave të kompania me bazë në Kijev nga Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP).

Drita jeshile për këtë rast iu dha Raiffeisen me vendimin e 19 nëntor të vitit të kaluar. Shteti i Ukrainës nuk figuron në listën e vendeve të sigurta për mbrojtejen e të dhënave që ka publikuar vetë Agjencia për Privatësi.

Por në arsyetimin e Agjencisë thuhet se kompania bankare ka prezantuar një certifikatë, të quajtur “PCI DSS”, që sipas saj dëshmon se “Infocus” L.L.C. është e licencuar sipas standardeve evropiane për ofrimin e sigurisë së të dhënave.

“Raiffeisen Bank Kosovo, me rastin e aplikimit për lejimin e transferimit, ka ofruar draftmarrëveshjen e përpunimit të të dhënave me kompaninë ‘Infocus’ LLC, ku palët dakordohen të ndërmarrin mbrojtje adekuate në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale”, thuhet në vendimin e Agjencisë për Privatësi.

Më tej në këtë vendim të Agjencisë thuhet se qëllimi i transferimit të të dhënave personale të kosovarëve në Ukrainë, është ofrimi i shërbimeve këshilluese gjatë udhëtimeve për klientët e bankës që posedojnë kartela të tipit “Visa Platinum”.

Sipas vendimit të AIP-së, në draft-marrëveshje janë paraparë obligimet dhe përgjegjësitë e palëve që kanë të bëjnë me përpunimin e të dhënave si: masat teknike organizative, detyrimet e kontrolluesit dhe përpunuesit, sigurimi i cilësisë, komunikimi në rast të shkeljeve nga përpunuesi si dhe procedura e fshirjes dhe kthimi të dhënave personale tek kontrolluesi./Botapress.info/

Tags: BankaRaiffeisen

Të ngjashme

Lajme

Besian Mustafa: “… Kush shkelë Kushtetutën është SUPERkriminel”

nga Bota Press
25 Mars, 2023
Lajme

Banorët për nominimin: Do dalë Olta!

nga Bota Press
25 Mars, 2023
Lajme

Granit Xhaka shkëlqen në Serbi, Zvicra e “shkel” Bjellorusinë

nga Bota Press
25 Mars, 2023
Lajme

Albin Kurtit i duhet Vetëvendosja në opozitë

nga Bota Press
25 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Besian Mustafa: “… Kush shkelë Kushtetutën është SUPERkriminel”
  • Banorët për nominimin: Do dalë Olta!
  • Flet Ramiz Kelmendi: Nuk i dimë shkaqet e zjarrit në depo, dëmi është 35 milionë euro
  • Granit Xhaka shkëlqen në Serbi, Zvicra e “shkel” Bjellorusinë
  • Kosova merr një pikë në Tel Aviv, barazon 1 me 1 me Izraelin

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.