[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Skandaloze: AKI gjurmon, zbulon dhe më pas tenton të bëjë likudimin e dëshmitarëve të mundshëm të Gjykatës Speciale (Video)



Agjencia  Kosovare e Intelegjencës në mënyrë të organizuar gjurmon zbulon dhe më pas tenton të bëjë likudimin e dëshmitarëve të mundshëm të Gjykatës Speciale.

Kjo vlen të paktën në rastin e gazetarit Milaim Zeka i cili edhe ka pohur këtë  gjë, duke thënë se ka burime që dëshmojnë se AKI po përpiqej ta fuste atë në një listë që më vonë ta vriste.

Mirëpo Zeka ka pohuar se nuk është dëshmitar  i Speciales por edhe të ishte e tillë AKI nuk do guxonte ta bënte një gjë të tillë.

Zeka në emisionin “Republika” me Dardan Gashin, ka thënë se njerëz brenda AKI-së i kanë kërkuar njerëzve që punojnë në AKI që të krijojnë një raport kundër Zekës, duke e akuzuar atë se ka qenë bashkëounëtor i Jonuz Loshit, i njohur si bashkëpunëtor publik i UDB-së.

Për akuzat që Zeka i ka bërë  AKI-së,  kjo e fundit ka  ngritur edhe padi ndaj tij.

Mirëpo Zeka ka thënë se në qoftë se bëhet një gjyq për këtë qështje ai ka dëshmi të mjaftueshme që të mundet me trondit AKI-në./GazetaTribuna/