• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Skandali i “Viva Fresh Store”, u merrte të dhënat personale klientëve që paguanin me 200 euro

nga Bota Press
21 Shkurt, 2022
në Ekskluzive, Lajme
ShareShareShare
Viva Fresh Store” është përfshirë në një skandal me përpunimin e jashtëligjshëm të të dhënave personale të klientëve të saj. Shteti e ka urdhëruar gjigantin e rrjeteve të marketit, të ndalojë keqpërdorimin me të dhënat personale. Kompania nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetës.

A ju ka ndodhur që arkëtaret e “Viva Fresh Store” të kërkojnë të dhënat personale tuaja në mënyrë që të kryhet një pagesë me kartëmonedhë 200 euroshe?

Nëse po, atëherë gjiganti i marketeve në Kosovë ka keqpërdorur të dhënat tuaja.Kështu ka konstatuar Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), në një vendim të nxjerrë të premten e 18 shkurtit.

“Viva Fresh Store” u ka kërkuar klientëve të saj kopjen e leternjoftimit personal në mënyrë që të kryenin pagesë me kartëmonedha 200 euro. Veprimin e jashtëligjshëm e ka ndërmarrë mbi një arsyetim: për shkak të dyshimeve për falsifikimin e kësaj monedhe.

Dhjetëra qytetarë janë ankuar kundër keqpërdorimit të dyshuar të të dhënave të tyre pranë Agjencinë për Informim dhe Privatësi, një organ i pavarur që merret me mbikëqyrjen e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Inspektorët e AIP-it u ka dhënë të drejtë klientëve.Agjencia ka urdhëruar të premten kompaninë “Viva Fresh Store” që të ndalojë përpunimin e të dhënave personale të klientëve.

“Urdhërohet ‘’Viva Fresh” SH.P.K, të ndalojë përpunimin e të dhënave personale përmes marrjes së kopjes së letërnjoftimit për pagesat me kartëmonedhë dyqind (200) €”, thuhet në vendim, raporton Paparaci.

Në pikën e dytë të vendimit, AIP-i ka urdhëruar gjigantin e marketeve që të shkatërrojë të dhënat personale të cilat i ka përpunuar deri tash.

“Urdhërohet Viva Fresh SH.P.K, të shkatërrojë të dhënat personale të grumbulluara përmes marrjes së kopjes së letërnjoftimit për pagesat me kartëmonedhë dyqind (200) €”, thuhet në vendim.

Shteti i ka dhënë tetë ditë afat kompanisë “Viva Fresh Store” që të dëshmojë se ka ndërmarrë veprime sipas urdhrit të AIP.

Paparaci, kontaktoi të hënën me selinë e “Viva Fresh Store” në përpjekje për të marrë një sqarim rreth veprimeve të dyshimta të kompanisë kundrejt klientëve, por nuk mori përgjigje përmes telefonit. Kompania nuk u përgjigj as në pyetjet me shkrim të drejtuara nga mediumi.

Konsumatorët e “Viva Fresh Store” kanë thënë se arkëtaret e marketeve nuk kanë ofruar asnjë dëshmi në lidhje me numrin serik të monedhës që ata kanë dorëzuar.

Kësisoj, është krijuar mundësia e keqpërdorimit të mëtutjeshëm të të dhënave personale.

“Pasi që në shqetësimin e shprehur në ankesë, është grumbullimi i të dhënave përmes kopjimit të letërnjoftimit dhe mundësia e keqpërdorimit të tij, e cila leht mund të ndërrohet gjatë dëshmive për falsifikim të monedhës së lartcekur”, vijon vendimi i AIP.

Në një përgjigje për AIP, “Viva Fresh” ka insistuar në ligjshmërinë e veprimeve të saj.

Kompania, ka thënë se përpunimi i të dhënave personale është i ligjshëm “nëse i njëjti është i domosdoshëm për qëllime të interesave legjitime të ushtruara nga kontrolluesi i të dhënave.”

Megjithatë, pretendimet e kompanisë janë rrëzuar nga inspektorët e AIP-as.

“‘Viva Fresh’ SHPK (në cilësinë e kontrolluesit), nuk ka pasur bazë ligjore të duhur që të bëjë përpunimin e këtyre të dhënave personale përmes marrjes së kopjes së letërnjoftimit dhe me këtë veprim ka përpunuar të dhënat personale në kundërshtim me nenin 4 dhe 5 të LMDHP-së”, thuhet në vendim.

E themeluar më 2006, “Viva Fresh Store” posedon 119 njësi në tërë territorin e Kosovës, bazuar në të dhënat publike të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK).

Pronar i 100 përqind të aksioneve të kompanisë, sipas të dhënave publike, është Xhevdet Rexhepi./Botapress.info/

Tags: viva fresh

Të ngjashme

Lajme

Luizi befason banorët me sekretin e tij

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Lajme

Ky personazh publik betohet se do ti jep Luizit 100 mijë euro

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Kosovë

Kurti: Serbia agresive nuk distancohet nga Millosheviçi dhe Putini

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Lajme

Stano: BE-ja së shpejti bashkë me palët do të nisin zbatimin e marrëveshjes së Ohrit

nga Bota Press
28 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Luizi befason banorët me sekretin e tij
  • Ky personazh publik betohet se do ti jep Luizit 100 mijë euro
  • Kurti: Serbia agresive nuk distancohet nga Millosheviçi dhe Putini
  • Stano: BE-ja së shpejti bashkë me palët do të nisin zbatimin e marrëveshjes së Ohrit
  • “Dëshmitarja e parë, e traumatizuar”, gazetarja Anila Hoxha zbulon detaje nga sulmi i ‘TCH’

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.