Skandali i korrupsionit në PE, eurodeputetja greke: I kërkova të atit të fshihte 750 mijë euro

FILE PHOTO: European Parliament vice president, Greek socialist Eva Kaili, is seen at the European Parliament in Brussels, Belgium December 7, 2022. European Union 2022 – Source : EP/­Handout via REUTERS

Ndërsa hetimet për korrupsion në Parlamentin Evropian lidhur me Katarin vijojnë, eurodeputetja greke Eva Kaili ka pranuar se i kishte kërkuar të atit t’i fshihte paratë që kishte në shtëpinë e saj. Policia belge fillimisht gjeti babanë e Eva Kalit me 600 mijë euro cash në një valixhe jashtë një hoteli në Bruksel.

Policia bastisi shtëpinë e saj dhe iu gjetën 150 mijë euro të tjera. Mediat greke raportojnë se Eva ka pranuar se i ka kërkuar të atit t’i fshihte paratë. “E pandehura pranoi se e kishte udhëzuar të atin që të fshihte paratë”, ka thënë prokurori i korrupsionit Michel Clez, i cili drejton hetimet e Katargate.

Ajo tha se e kishte njohur në të kaluarën aktivitetin e partnerit të saj (Francesco Giorgi) me zotin Panzeri dhe se valixhe me para kishin kaluar nëpër banesën e saj, shton prokurori belg. Sipas raportimeve, “kur policia kreu operacionin ndaj partnerit të saj, Eva Kaili ra në panik.

Përveç udhëzimit të babait të saj që të fshihte shpejt një pjesë të parave, ajo u përpoq të paralajmëronte Panzerin dhe dy eurodeputetë të tjerë. Media Le Soir raporton gjithashtu se Francesco Giorgi pranoi në prokurori se ai ishte pjesë e një grupi të përdorur nga Maroku dhe Katari për të ndikuar tek evropianët.

“I bëra të gjitha për para që nuk më duheshin”, mësohet të ketë thënë ai. Në publikim përmendet edhe Antonio Panzeri, i cili besohet të jetë “kryetari” i skandalit. Pas arrestimit dhe zbulimit të 600 mijë eurove cash në shtëpinë e tij, Panzeri, është detyruar të pranojë përfshirjen e tij në skandalin që tronditi PE-në. /Botapress.info/

ngjashme