• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Skandali i 150 mijë eurove: ‘Sekseri’ i VV’së, u ‘arratis’ nga Kukësi për në Basel, ditën e shtunë

nga Bota Press
26 Tetor, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Ish-shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), në Komunën e Suharekës, Liridon Fandaj, i cili po dyshohet se është i përfshirë në dy skandale të mëdha, ka lëshuar Kosovën. Ai ‘arratisjen’ e tij e ka bërë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit, ku edhe ka marrë fluturimin për në Basel të Zvicrës.

Burime të sigurta të Metros dje kanë informuar se Liridon Fandaj e ka lëshuar Kosovën, në momentin që ka dëgjuar se atij do t’i dalë në pah edhe një skandal, ku dyshohet se ai ka dhënë ryshfet që përfshin njerëz me ndikim në sistemin prokurorial.

“Deri në Zvicër e dimë që Liridon Fandaj ka dalë dhe më pas askush nuk ka kontaktuar ende me të”, ka thënë ky burim shumë i sigurt.

Ndërkaq sot gjithashtu burime shumë të sigurta të Metros, kanë bërë me dije se Liridon Fandaj është ‘arratisur’ nga Kosova, nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit.

Ai thuhet se ka fluturuar në drejtim të Baselit, me datë 22 tetor ditën e shtunë, në aeroplanin e linjës Kukës-Basel, apo me fluturimin numër ‘W63891‘, në ora 13:20.

Gjithashtu raportohet se familjarët e tij nuk e din se ku është saktësisht Liridoni, vetëm se e dinë që ai ka ikur për në Zvicër.

Emri i Liridon Fandaj në media së fundi është përmendur si sekser që blinin ndikimin e kryeprokurorit të Apelit. Ai dyshohet se i ka marrë 150 mijë euro nga një biznesmen që lënda gjyqësore të kthehet në favor të tij.

Ish-Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Suharekës, Liridon Fandaj, në qershor të këtij viti ishte arrestuar nën dyshimin për mashtrim me subvencione.

Fandaj ishte një nga 11 të arrestuarit nga Policia e Kosovës.

Të arrestuarit gjatë këtij aksioni dyshohet së janë përfshirë në veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar’, ‘marrja e ryshfetit’, ‘dhënia e ryshfetit’, ‘mashtrimi me subvencione’ ‘falsifikimi i dokumenteve zyrtare’ dhe ‘pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare’. /Botapress.info/

Tags: KosoveskandaliVV

Të ngjashme

Aktuale

Ulja më drastike e pagës i bëhet kryetares së Kushtetueses, preken edhe Presidentja e kryetari i Kuvendit

nga Bota Press
1 Shkurt, 2023
Aktuale

“Televizioni i Kurtit”, aktivisti futet në studio të RTK’së gjatë transmetimit të lajmeve

nga Bota Press
1 Shkurt, 2023
Aktuale

Ja sa do të ishin pagat me propozimin e koficientit nga LDK-ja

nga Bota Press
1 Shkurt, 2023
Aktuale

Mbretëria e Bashkuar nuk do “enklavë serbe” me Asociacionin, emisari britanik shkon te Lajçaku në Bruksel

nga Bota Press
1 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • Nagavci ia bën “Like” Abdixhikut në postimin ku e kritikoi Kurtin për koeficientin
  • Ndodhi më në fund! Luizi dhe Kiara japin puthjen e parë
  • Ulja më drastike e pagës i bëhet kryetares së Kushtetueses, preken edhe Presidentja e kryetari i Kuvendit
  • “Televizioni i Kurtit”, aktivisti futet në studio të RTK’së gjatë transmetimit të lajmeve
  • Ja sa do të ishin pagat me propozimin e koficientit nga LDK-ja

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.