Një copë metali është gjetur brenda shishes së antibiotikut Cefriaxone në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK, raporton Gazeta Botapress.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i Shëndetësisë, Bujar Vitia, i cili ka publikuar fotografitë e produktit. Ai ka njoftuar se copa e metalit brenda shishes së antibiotikur është gjetur nga stafi mjekësor i kësaj klinike, të cilët po përgatisnin terapinë për një pacient.
Me të vërejtur metalin, mjekët kanë larguar këtë produkt nga përdorimi./Botapresss.info/