Një skandal që mund të trondisë jo pak sistemin shëndetësor grek, ka ndodhur në qendrën mjekësore të komunës Palama në Kardhicë të Greqisë.
Prokuroria e Kardhicës hapi një hetim urgjent, pas denoncimeve se një punonjëse e kësaj qendre mjekësore, kishte lëshuar mbi 480 vërtetime vaksinimi kundër Covid 19, pa iu injektuar doza e vaksinës.
Askush nuk mund të thotë me saktësi ç’ka ndodhur, por burime qeveritare shprehën shqetësimin se ndoshta kemi të bëjmë me një skandal me përmasa të mëdha.
Menjëherë është dërguar në zonë një grup kontrolli, ndërkohë që me urdhër të ministrit të Shëndetësisë Thanos Plevris është pezulluar i gjithë stafi i kësaj qendre mjekësore